E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton-Fule, përshëndesin formimin e qeverisë së Kosovës

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton, dhe komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule, nëpërmes një deklarate, kanë përshëndetur formimin e qeverisë së re të Kosovës dhe zgjedhjen e Presidentit.
 

"Presim nga qeveria e re që të trajtojë prioritetet në reforma, posaçërisht kërkojmë që të përforcohet administrata publike, të shtrihet sundimi i ligjit, dhe të sigurohet integrimi i të gjitha komuniteteve", thuhet në deklaratë.
 

BE-ja ka mirëpritur përkushtimin e qeverisë së re ndaj dialogut mes Prishtinës e Beogradit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›