SHBA/Senati miraton paketën prej 42.9 miliardë dollarësh për sigurinë
Senati amerikan miratoi dje paketë prej 42,9 miliardë dollarësh për të përmirësuar sigurinë e kufijve të Sheteve të Bashkuara, për të frenuar imigracionin klandestin dhe forcimin e sigurisë kibernetike për vitin fiskal 2010. Senati votoi me 84 vota pro dhe 6 kundër projektligjin e shpenzimeve vjetore që financon Departamentin e Sigurisë së Brendshme për vitin që fillon më 1 tetor. Debati mbi projektligjin ofroi një vështrim të përçarjeve të thella lidhur me mënyrën e trajtimit të imigracionit klandestin në SHBA, sigurimin e kufijve të venditt dhe me atë se çfarë duhet bërë me 12 milionë njerëzit që jetojnë ilegalisht në vend. Masat e Senatit sigurojnë 10,1 miliardë dollarë për doganat dhe mbrojtjen e kufirit, përfshi 800 milionë dollarë për forcimin e sigurisë përgjatë kufirit me Meksikën, ku trafiku i drogës dhe i armëve i ka rritur shqetësimet. Në legjislacion përfshihen afro 400 milionë dollarë për sigurinë kibernetike, një rritje me 27 për qind krahasuar me vitin fiskal 2009, dhe vjen në një moment kur disa websajte të qeverisë amerikane janë sulmuar ditët e fundit nga piratët informatikë. Senati ra gjithashtu dakord për një numër amendamentesh përfshi edhe një që ndalon botimin e fotove të abuzimit me të burgosurit nga personel amerikan.
Senati ra gjithashtu dakord për ta bërë të përhershëm një program për verifikimin e statusit të imigracionit për ata që kërkojnë punë në SHBA, i njohur si Verifikimi-E. Sistemi është vullnetar për punëdhënësit privatë, por Departamenti i Sigurisë së Brendshme planifikon të kërkojë kontraktorë federalë për ta venë në punë më 8 shtator. Shtëpia e Bardhë e zgjati këtë program me dy vjet.