E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç, sot vizitë në Luginën e Preshevës

Zyrtarë të lartë të Serbisë, përfshirë edhe presidentin Boris Tadiç, pritet të shkojnë sot në Luginën e Preshevës pas incidentit të një dite me parë në atë zonë ku u plagosën dy policë. Autoritetet serbe thanë se incidenti është vepër e shqiptarëve, ndërsa veprimtarët për të drejtat e njeriut në Luginën e Preshevës, u bënë thirrje atyre të mos nxitohen me vlerësime rreth këtij incidenti.
Ata thonë se incidenti edhe një herë krijon imazhin e një rajoni të paqendrueshëm gjë që ndikon në lirinë e lëvizjes e cila është e rënduar për shkak të pranisë së madhe të forcave ushtarake e policore serbe në tri komunat me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›