E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA,organizata bamirëse financon terrorizmin

Një organizatë bamirësie myslimane në SHBA dhe pesë krerët e e saj janë dënuar në kuadër të gjyqit më të madh rreth financimit terrorist që nga sulmet e 11 Shtatorit.Udhëheqësit e asaj që ka qenë organizata humanitare myslimane më e madhe në Shtetet e Bashkuara janë shpallur fajtor se kanë financuar terrorizmin duke dhuruar fonde grupit militant palestinez, Hamas, i cili ndodhet në listën e organizatave terroriste në SHBA. Gjykatësit në Teksas e shpallen fajtor Fondacionin "Toka e Shenjte dhe pesë udhëheqësit e saj nën akuzën se kishin dhuruar më shumë se 12 milionë për të financuar shkolla, spitale dhe programe të mirëqënjes të Hamasit. Avokatja e organizatës i tha BBC-së se organizata kishte operuar në mënyrë të ligjshme duke ndihmuar shumë palestinez që jetojnë në kushte të vështira nën pushtimin e Izraelit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›