Britania njofton për plan shpëtimi nga kriza
Qeveria britanike ka njoftuar se do të marrë hua prej disa miliarda dollarësh për të financuar shkurtimet në taksa në përpjekje për të neutralizuar efektet negative të recesionit. Ministri britanik i Financave Alistër Darling bëri të ditur se kjo paketë stimuluese ekonomike do të arrijë vlerën e 30 miliardë dollarëve. Para ligjvënësve, Darling tha se do të ulet tatimi mbi vlerën e shtuar, pra TVSH-ja nga 17.5% që është aktualisht do të ulet në 15%. Kjo masë synon të nxisë njerëzit të blejnë dhe të shpenzojnë më shumë. Një gjë e tillë sipas ekspertëve, do t'i japë shtysë ekonomisë britanike që po shkon drejt recesionit. Ata specifikojnë se një element kyç është pikërisht pakësimi i përkohshëm në taksat e shitjeve nga 17.5 për qind në 15 për qind. Por vitin e ardhshëm huatë e marra nga qeveria do të rriteshin në tetë përqind të GDP-së ose prodhimit të brendshëm bruto, dhe do të ketë rritje taksash për ata që kishin të ardhura të larta pas zgjedhjeve të ardhshme të cilat duhen zhvilluar në mesin e vitit 2010. Konservatorët e opozitës thanë se paketa konsiderohej si një predhë e madhe ë pashpërthyer taksash në një rigjallërim të ardhshëm ekonomik.