SHENIM/ Berisha humb thellë betejën kundër Kryeqytetit të Parë të Shqipërisë
Mijëra njerëz prej së dielës po vërshojnë drejt Vlorës. Qytetarë nga çdo qytet i Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe diasporës po shkojnë në Vlorë. Me gjithë përpjekjet e Berishës për ta mbajtur Vlorën jashtë vëmendjes kryesore të 100 vjetorit, shqiptarët po i japin atij përgjigjen e duhur.
Është ndoshta nga të paktat raste ku shumë njerëz që udhëtojnë pa i organizuar askush drejt Vlorës, motivohen mes të tjerash nga prirja publike e qeverisë për ta anashkaluar atë. Udhëtimi drejt Vlorës është një shenjë e fortë patriotizmi, por duket se është dhe një qëndrim politik ndaj Sali Berishës, njeriut të cilin ky qytet e ka detyruar të tregojë mungesën më të fortë të dashurisë për Shqipërinë, duke pranuar të digjet për të mos ikur nga pushteti.
Vetë Berisha do të detyrohet të shkojë në Vlorë nesër në mbrëmje si shoqërues i Bujar Nishanit dhe të ikë andej herët në mëngjes më 28 Nëntor. Ka marrë masa të forta sigurie pasi nuk e ndjen si festë 28 Nëntorin në Vlorë, por si një ditë kundër tij.
Shko i qetë Sali Berisha në Vlorë. Askush nuk të prek me dorë. Askush nuk ka ndërmend të hedhë qoftë dhe një qese me miell kundër teje. Nuk je ti në qendër të festës. Nuk është festa jote. Është 100- vjetori i Shqipërisë.