SHENIM/ LSI po vepron si një bandë kriminale, jo si parti
Një i ri është plagosur përpara disa minutash në Tiranë. Simpatizanti i Partisë Socialiste është sulmuar nga një bandë me anëtarë të LSI, të cilët kanë provokuar më përpara përkrahësit e PS që po shkonin në një takim. Është e qartë se kjo bandë e LSI kishte shkuar atje me këtë qëllim.
Pak minuta përpara kësaj ngjarje, një tjetër qytetar është plagosur rëndë në Berat nga të afërmit e kandidatit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Qytetari thjesht u ka thënë atyre pse kanë grisur flamujt e PS-së, por ata i janë sulur si një bandë e egërsuar.
Dje u bë publik rasti i një kandidati të LSI në një komunë, që e ka mbushur zonën me parulla me fyerje për kundërshtarin socialist, duke shënuar të parin rast të tillë në këtë fushatë.
Po ashtu, para pak ditësh, një bandë e LSI sulmoi policinë bashkiake, e cila po hiqte flamujt e kësaj partie, që kanë mbushur qytetin ngado. Të nesërmen personi nga bashkia që udhëhoqi këtë aksion, u plagos me silenciator në mes të Tiranës.
Është e qartë se LSI është shumë agresive në këtë fushatë, madje aq agresive sa ka shkuar në ekstrem. Ajo tashmë nuk po vepron si një parti, madje nuk ka lidhje me partinë, por vetëm si një bandë. Kanë zënë lokalët në zonat më të mira, kanë derdhur një lumë parash dhe janë kthyer në një ushtri banditësh, që nuk kanë synim të fitojnë vota, por të grabisin vota, të frikësojnë e dhunojnë njerëz. Duhen ndalur patjetër. Duhen zhdukur me vota.