Busta Rhymes anulon koncertin në Kosovë
Busta Rhymes ka anuluar koncertin e tij në Prishtinë, i cili ishte parashikuar që të mbahej më 29 prill. Kështu kanë thënë organizatorët e këtij koncerti në Prishtinë, edhe pse ata thonë se janë duke kërkuar data të reja që ai të vijë në Prishtinë.
Na ka ardhur si dush i ftohtë. Kur jam zgjuar në mëngjesin e së martës, kam parë emailin dhe kaq, ka thënë organizatori i koncertit , Drin Zatriqi për Koha Ditore.
Madje, Zatriqi ka thënë se menaxherët e Bustas nuk i kanë dhënë as arsyet e anulimit të koncertit. Nuk është hera e parë që këngëtarët e njohur të huaj anulojnë koncertet e tyre në Kosovës, pasi vetëm pak muaj më parë, edhe këngëtari italian, Eros Ramazoti, e anuloi koncertin e parashikuar për tu mbajtur në Prishtinë.