E Diel, 1 Nëntor 2026

SHISH, Berisha: Nuk mund të ketë zyrtar pa mandat

I pyetur gjatë një konference shtypi me presidentin e Kosovës, Sejdiu, Berisha është shprehur se në Shqipëri nuk mund të ketë zyrtarë pa mandat, megjithëse nuk ka folur kontretisht për këtë temë.

“Në këtë vend nuk do të ketë zyrtarë të lartë të emëruar pa mandate. Ky është një qëndrim përfundimtar i imi. Vendet e NATO-s në tërësinë e tyre kanë të gjithë zyrtarët pa përjashtim me mandate të ndryshme, që janë një normë dhe një standard i vendeve demokratike”, është shprehur sot kryeministri Berisha, gjatë një konference shtypi me presidentin e Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›