E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli: Koreja Veriore ka furnizuar me raketa L. e Mesme

"Izraeli shpreh shqetësim për shitjen e raketave balistike sepse këto armë mund të venë në rrezik stabilitetin në Lindjen e Mesme'', konfirmoi delegacioni izraelit në OKB, në një letër drejtuar komisionit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve ë Bashkuara që po diskuton për sanksione ndërkombëtare kundër Koresë së Veriut.

Në muajin maj, ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Avigdor Lieberman akuzoi Korenë e Veriut se kishte furnizuar me armë dhe raketa islamikët palestinezë të Hamasit si dhe ato të Hezbollahut libanez duke iu ardhur në ndihmë për programet e zhvillimit të raketave të Sirisë dhe Iranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›