E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHISH dhe spiunët e demokracisë

ROLAND QAFOKU

Shërbimi Sekret shqiptar në këta 21 vjet nuk ka qenë një makinë e vajisur mirë. Sa herë lajmi i parë bëhet për SHISH, plasin akuzat nga më të larmishmet. Edhe rasti më i fundit, ai i shkarkimit të kryetarit Bahri Shaqiri dhe emërimi i Visho Ajazi Likës, e ka ngritur më shumë zhivën në termometrin e gushtit. Aq sa për një pjesë ky është krimi më i madh që ka ndodhur, ose më saktë, një krim që pritet të ndodhë në të ardhmen dhe që do dëmtojë rëndë demokracinë shqiptare, raportet me aleatët tanë strategjikë e të tjerë e të tjerë. Ndërsa për një pjesë të rafinuar, ajo që po ndodh, quhet biznesi politik i spiunimit. Por a janë argumente të forta ato që jepen për shkarkimin dhe emërimin në kupolën e SHISH? Si tifoz i shifrave, mendoj se janë të paktën nja 7 pika që dua ti parashtroj në këtë histori që lindin nga përvoja ime si reporter dhe gazetar që kam mundur të ndjek dhe mbuloj nga afër ngjarjet që janë lidhur direkt apo në mënyrë indirekte me këtë Shërbim.
1.SHKARKIMI I SHAQIRIT, I DREJTË APO GABIM?
Ishte një opinion i saktë ai i 2005-s, kur Berisha iu qep me gurë në trastë SHISH-it sapo erdhi në pushtet. Deklaroi se do ta bashkonte me Ministrinë e Brendshme. Deklaroi se do bënte një reformë dhe se e gjithë kjo do ishte në funksion të qeverisjes që pritej të formatohej. Nuk ndodhi kështu për një fakt shumë të vogël: Shqipërua përgatitej të inkuadrohej në NATO dhe në një farë mënyre Shërbimi sekret shqiptar duhet të ishte zgjatim dhe pjesë natyrale e shërbimeve europiane dhe sidomos amerikane. Në këtë mënyrë edhe reformat në këtë Shërbim duhet të kalonin nga këto shërbime. Të paktë janë ata që e hedhin poshtë apo nuk e quajnë si meritë atë vlerë pozitive që ka treguar ky Shërbim shqiptar në raport me shërbimet e huaja aleate. Vetëm disa muaj në detyrë kishte Bahri Shaqiri dhe vendin tonë e vizitoi Porter Gos, shefi i CIA-s. Kësaj i shtohej edhe fakti se atë 24 qershor të 2005-s në kryeqytetin tonë bëhej një takim ekstra i krerëve të shërbimeve aleate të Europës Lindore. Notë më të mirë ndaj institucioneve Shqipëria nuk ka marrë. Por ngjarjet kanë rrjedhur dhe kjo puna e aleatëve tashmë është konsoliduar. Pas 7 vitesh nuk mund ta diskutosh më këtë raport me Shërbimin sekret amerikan dhe aleatë të tjerë. Ajo që Berisha apo cilido kryeministër që do të ishte në vend të tij, lidhet me atë që i shërben Shqipërisë brenda dhe jo jashtë saj. Duhet theksuar se, kur një kryeministër e ka jashtë shërbimit Shërbimin sekret, çmund të ndodhë… Gjithmonë këtu bëhet fjalë në aspektin pozitiv për ta pasur atë jo nën kontroll, por që të vjelë informacion të vlefshëm për të punuar. Unë nuk e imagjinoj dot personalisht Edi Ramën kryeministër pa një shef shërbimi që të mos informojë atë për problemet që ndodhin në vend. Akuzatorët në fakt nuk e kanë hallin këtu. Ata thonë se Berisha apo kushdo qoftë kryeministër, e përdor këtë Shërbim për të sulmuar opozitën. Ne mendojmë se kjo kohë ka kaluar dhe nuk mund të kthehet. Nuk e besoj kurrë që mund të ketë të krisur në këtë vend që e kthejnë orën në vitin 1996, kur SHIK-u ishte historia e burrave që ngjyenin gishtërinjtë në mjaltë.
2. KOHËZGJATJA E SHAQIRIT NË DETYRË
Kush mund të më thotë sa do të qëndronte në detyrë Bahri Shaqiri? E përsëris, ai është kryetari më i vlerësuar në këto 21 vite të Shërbimit sekret shqiptar, por çdo fillim detyre ka një fund. Nesër Shaqiri mund të jetë përsëri pjesë e administratës, madje edhe asaj të lartë, por qëndrimi i tij në krye të SHISH një ditë do kishte një fund. Ky është rregulli numër një në administratë.
3. KRYEMINISTRI DHE KRYETARI I SHSH
A mund ta kuptojmë një punë normale të kryetarit të qeverisë, kur ai nuk ka bashkëpunim me kryetarin e Shërbimit sekret? Është histori unikale ajo e Xhorxh Tened në SHBA, i cili punoi shtatë vjet në krye të CIA-s me dy presidentë, me demokratin Bill Clinton dhe me republikanin George Bush. Habia ishte se si Bush e mbajti në detyrë Tened, edhe pse ndodhi 11 shtatori i kullave. Mediat nxorën në atë kohë edhe një servilizëm të Tened, sapo Bush junior u bë president. Ai i vuri emrin godinës së CIA në Langley George Bush, për nder të të atit që dikur kishte qenë drejtor i CIA-s. Por të gjitha këto hamendësime i hodhi në kosh të plehrave Bush junior. Ai deklaroi publikisht se do të punonte me Tened për një arsye shumë të madhe: kishte besim tek ai. Në rastin tonë, ajo që presidenti Nishani tha, se nuk mund të pengonte Kryeministrin, ka një domethënie të madhe. Berisha kërkon të punojë me një drejtues SHISH-i që do ai dhe nuk ka asgjë të keqe. Ai nuk donte të punonte me Bahri Shaqirin.
4. PARAGJYKIMET PËR VISHO AJAZI LIKËN
Gjykimet dhe paragjykimet ndaj Visho Likës ua kanë lënë vendin dyshimeve, mistereve dhe enigmave. Akuza e parë: ai është i preferuari i Berishës. Po ku është e keqja që një kryeministër kërkon të punojë me atë që do ai? E tha në mes të Parlamentit francez ish-presidenti Sarkozi, sepse kundërshtarët po e akuzonin se kishte bërë emërime pak a shumë të këtij lloji. Po,- tha Sakrkozi. Unë do emëroj atë që mendoj unë, prandaj kam ardhur në pushtet. Unë nuk jam zgjedhur president që të emëroj atë që do opozita. Besoj se kjo vlen edhe për Visho Ajazi Likën. Problemi është nëse Lika do të shkelë apo jo ligjin. Kjo është një çështje krejt tjetër dhe askush nuk ka të drejtë ta paragjykojë atë.
5. MËNYRA E SHKARKIMIT
Një akuzë është se shkarkimi u bë papandehur, i menjëhershëm, gati sa nuk u tha se ishte vrasje pa paralajmërim. Po nëse i kthehemi kohës së emërimeve të Koçollarit, të Gazidedes, të Klosit, të Myftarit, të Hysnejat dhe vetë Shaqirit, të gjitha kanë një formë dhe mënyrë emërimi. Asnjë nga ata nuk ka prishur rregullin dhe ky argument bie poshtë.
6. FIGURA E DYSHIMTË E LIKËS
Ka një akuzë për të nxjerrë elemente dhe detaje nga kryetari i ri, Lika. Nuk më duket argument shumë i fortë. Ne kemi dy modele deri tani në krye të këtij Shërbimi. Ai i Gazidedes, i cili deri sa të emërohej, nuk i kishte bërë asnjë të keqe një mize. Por pasi iku nga ajo detyrë, u akuzua për krime kundër njerëzimit. Kemi modelin e Fatos Klosit, një profesori të nderuar të Shkencave Ekzakte, por që kur iku u akuzua, për çfarë nuk u akuzua, për vrasje e trafiqe, akuza që nuk u vërtetuan kurrë. Dhe të mendosh se akuzat ndaj Klosit i kanë bërë socialistët, ata që e vunë në atë detyrë, ky model është kulmi!! Por kemi edhe një model si Shaqiri, që ishte një profesionist karriere në këtë Shërbim. Një drejtues që, pasi ka ikur nga ky Shërbim, merr vlerësim nga më pozitivët prej ndërkombëtarëve, por nga qeveria dhe kryeministri është cilësuar deri koka e puçit e 21 janarit me bazë të gjerë. Atëherë, ku duhet ta fusim Visho Ajazi Likën, te cili model? Një ish-punonjës karriere i këtij Shërbimi? Apo te një njeri që ka qenë model si student, siç thonë vetë ata që i kanë dhënë mësim te shkencat. Apo për background-in e tij që në këtë fakultet shkoi si kontingjent i Ushtrisë. Asaj armate për të cilën nuk diskutohen patriotizmi dhe cilësi të tjera. Apo si specialist e inxhinier, apo si zëvendësministër?
7. KRYETARET E SHISH ÇFARË NUK KANË THËNË
Shikoni se çndodh nëse bëjmë një rezyme të deklaratave, prononcimeve dhe intervistave që kanë dhënë krerët e Shërbimit sekret. Kam nxjerrë në këta 22 vjet këto deklarime, të cilat edhe pse për një kryetar janë shumë të rralla, e për të tjerë mbushin faqe gazetash e ekrane televizionesh, ato tregojnë se çfarë kryetarësh Shërbimi sekret kemi pasur. Irakli Koçollari mbahet mend si njeriu që bëri kalimin nga Sigurimi i Shtetit në një Shërbim sekret në demokraci, të një vendi që nuk i kishte dalë ende narkoza e komunizmit. Dhe pas akuzave për zhdukje dosjesh, u arrestua dhe bë

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›