Shishe, sharje dhe shkarkim trajnerësh
Fillim më i keq nuk kishte si i bëhej kampionatit tonë të futbollit javën e shkuar, kur në vend të një mjedisi argëtues, stadiumet u kthyen në shesh beteje shishesh të hedhura në fushë dhe sharjesh nga më të ndyrat të lëshuara në kor prej tribunave mjerane e të zymta. Ndjenja e krenarisë së shfaqur para ndeshjes për të nderuar një lojtar që i ka dhënë aq shumë futbollit, apo ceremonia e përurimit të një stadiumi, gjithsesi ende të pa përfunduar, ishin shumë pak për t'i dhënë javës së parë të kampionatit ngjyrat e një feste të vërtetë sportive.
Meqenëse na pëlqen t'i masim arritjet tona në këto vite demokraci me ato të botës së përparuar, veçanërisht ato europiane ku edhe bëjmë pjesë si vendosje gjeografike, më erdhi natyrshëm krahasimi i ngjarjeve që ndodhën në ditën e parë të kampionatit tonë të futbollit me pamjet që na erdhën nëpërmjet kanaleve të ndryshme televizive, për kampionatet e vendeve të tilla si Gjermania apo Italia që gjithashtu startuan javën e kaluar. Pamjet e ballafaquara me këtë rast e bëjnë menjëherë efektin për të kuptuar realitetin e futbollit tonë skandaloz, jo vetëm për sa i përket cilësisë që tek ne është e nivelit zero, por mbi të gjitha, për tërë atë mjedis të kulturuar brenda dhe jashtë stadiumeve të asaj bote të qytetëruar. Ndoshta, dikur ishim më të "lumtur" me këtë futboll tonin, kur nuk kishim mundësi të shihnim ndeshje ndërkombëtare të nivelit të lartë, sepse na dukej sikur edhe ne i ngjanim botës me atë që shfaqnim në fushën e lojës! Ndërsa tani, kur çdo gjë është e hapur dhe e kapshme, e shohim me dhimbje se ku jemi ne dhe ku ndodhet bota. Rastësisht ndodhi që të premten e kaluar kampionati ynë startoi me atë të Bundesligës dhe, të shihje se çfarë u shfaq në Shkodër dhe se çfarë bëhej atë mbrëmje në Dortmund, natyrisht, kushdo që ishte dëshmitar i atyre pamjeve, nuk mund të mos mbetej i dyzuar mes absurdit tonë dhe mrekullisë gjermane. Ndërsa në djepin tonë të futbollit dëgjoheshin britma çjerrëse - sharjesh e fyerjesh, të shoqëruara me hedhje shishesh në fushën e lojës, krejt tjetër gjë ishte ajo që shihej në shtetin e disiplinës dhe të respektimit të ligjeve, stadiumet e të cilit për çdo ndeshje mbushen me spektatorë me tërë kapacitetin e tyre. Atje në Dortmund, ndryshe nga stadiumi ynë mjeran, çdo gjë shkëlqente nga ngjyrat e veshjeve dhe simboleve të përbërë nga shalle, kapela e flamujt e ekipeve ballafaques, shoqëruar i gjithë ky mjedis i mrekullueshëm festiv me këngët e duartrokitjet e të dyja tifozerive, që nuk reshtën për asnjë çast, deri në përfundim të ndeshjes. Nuk dua të zgjatem për cilësinë e lojës tek ne që vazhdon të mbetet gjithmonë problematike. Specialistët u përpoqën ta justifikojnë këtë si çdo fillim që kërkon ende nxemje për të ardhur në formën më të mirë, kur në fakt ajo që pamë dukej si vazhdim i atij finishi të lodhur e ndërkohë pa cilësi të kampionatit të shkuar! Ndërkohë, sikur të mos mjaftonte gjithë ajo shëmti brenda stadiumeve, ku përfshihet edhe drejtimi i ndonjë skuadre pa trajnerë, si Tirana dhe Apolonia, pas kuintave u luajtën të tjera "drama", ku çuditërisht rolet negative i morën përsipër trajnerët ose, ndoshta, ua ngarkuan atyre me detyrim. Kështu ndodhi me trajnerin e Laçit, Përparim Daiu, që kur dukej se po kalonte muajin e mjaltit me këtë ekip dhe kur mori edhe pikën e parë në start, ndodhi ajo që nuk pritej: Dorëheqja ose shkarkimi i tij!? Më e pabesueshmja ndodhi me trajnerin e Flamurtarit, Shkëlqim Muça, dashuria e të cilit me vlonjatët ishte premtuar si shumë jetëgjatë, por që në fakt e pësoi si paraardhësi Edmond Lutaj, që iku pa e ngrohur mirë vendin. Edhe në këtë rast e keqja ndodhi pas barazimit, madje në fushë kundërshtare dhe ndaj një ekipi si Bylis me futbollistë cilësorë në gjirin e tij. Pavarësisht thashethemnajës dyshuese për nga përmbajtja, e ngjashme me ato telenovelat monotone e pa ndonjë ritëm që shfaqen tek ne, (siç luhet në fakt futbolli ynë), fati i trajnerit spanjoll, Rubio Sançes, dukej i paracaktuar për të ikur prej Tiranës, nga gjithë ato marifete kontratash e parash që sajonte përditë i ashtuquajturi bord drejtues i ekipit të vetëm kryeqytetas në kategorinë superiore. Pra, rrufeja në qiell të pastër këtu nuk ishte largimi i tij nga Tirana, por kontrata që ai nënshkroi në Vlorë! Një turbullirë e tillë nuk premton shumë, ndërkohë që me këtë stil drejtimi prej sehirxhinjsh aspak profesionistë, nuk mendoj se mund të ndalet ky vërshim shishesh e objektesh nëpër fushat e futbollit tonë. Po kështu, sharjet dhe plehrishtet e ndryshme nëpër stadiume, me sa duket do të vazhdojnë ta qelbin ende edhe më tepër këtë mjedis!?...
(er.nu/GSH/BalkanWeb)