SHISH presion qeverise per buxhetin

Sherbimi Informativ i Shtetit eshte shprehur i alarmuar me buxhetin e akorduar nga Ministria e Financave per vitin 2011. Kryetari i SHISH Bahri Shaqiri ne Komisionin e Sigurise Kombetare ka qene i prere ne kerkesen e tij per rritjen e buxhetit. Ky buxhet nuk mjafton as per dieta jo me per sherbime u eshte drejtuar anetareve te Komisionit te Sigurise kreu i Sherbimit Sekret. Mbledhja ka zgjatur per gati nje ore dhe eshte zhvilluar me dyer te mbyllura. Pasi ka dhene fakte dhe argumente te tjera te cilat jane mbajtur rigorozisht sekret nga anetaret e ketij komisioni kreu i SHISH ka lsquodetyruar palet te ulen ne nje konsensus te perbashket ne sherbim te institucionit te Sherbimit Informativ Shteteror. Edhe demokratet jane terhequr perballe argumenteve te kryetarit Bahri Shaqiri duke rene dakord te hartojne nje leter drejtuar Keshillit te Ministrave per plotesimin e kerkesave te SHISH ne masen 100. Anetare te komisionit te sigurise kane theksuar madje se qeveria me kete buxhet kerkon te cenoje punen e Sherbimit Informativ nderkohe qe debatet jane sheshuar deri ne momentin qe mazhoranca e ketij komisioni vendosi per rishikim te buxhetit te SHISH. Burime prane Komisionit te Sigurise theksuan per Shqip se ne kerkesat per rritjen e buxhetit te SHISH u perfshine nga drejtuesi i ketij institucioni edhe zgjedhjet e ardhshme lokale.
Letra per BerishenPer te parandaluar cdo reagim te nderkombetare per cenim te punes se Sherbimit Informativ Komisioni i Sigurise e ka mbyllur ceshtjen brenda nje ore duke gjetur si zgjidhje hartimin e nje letre drejtuar Keshillit te Ministrave. Ne permbajtjen e letres citohet se Sherbimi Informativ Shteteror rrezikon te mos permbushe misionin e tij per shkak te mungeses se fondeve. Letra e cila do ti dergohet drejtperdrejte Kryeministrit Berisha me konsensus te demokrateve dhe socialisteve kerkon shtimin e buxhetit te sherbimit informativ sipas kerkesave te SHISH. Por burime prane ketij komisioni bejne me dije se rishikimi i buxhetit per institucionin e SHISH eshte pranuar gjithmone nga Ministria e Financave duke pesuar nje rritje deri ne 10 deri ne 30 milione leke te reja. Por kete here duket se qeveria do te beje nje rritje te ndjeshme per te lsquombyllur gojen e SHISH dhe per te parandaluar reagimin e strukturave nderkombetare per nje institucion tejet delikat sic eshte Sherbimi Informativ sekret. Ministria e Financave pritet te shtoje ne buxhetin e rishikuar per vitin 2011 rreth 70 milione leke. Opozita ka perdorur nga ana tjeter faktin e skandalit te fundit me sekretet e NATO-s duke i meshuar fort faktit se mungesa e fondeve per SHISH do te sjelle skandalin e radhes.
Kerkesat e SHISHKeqardhja per buxhetin e SHISH per vitin 2011 eshte shprehur ne menyre unanime nga te gjithe anetaret e Komisionit te Sigurise. Pervec idese se pergjimeve aparaturave dhe vendosjen e antenave ceshtja e dietave apo sigurimi i makinave eshte pare i tejfryre nga disa anetare te komisionit. Kryetari i Sherbimit Informativ eshte ankuar ne mbledhjen e djeshme te komisionit edhe per sherbimet e kancelarise. Fondi qe ka akorduar Ministria e Financave per SHISH eshte me i larte se nje vit me pare por kete here SHISH ka ushtruar presionin duke kerkuar me shume leke ne te kundert nuk realizon dot misionin e tij. Ne rishikimin e buxhetit drejtori i SHISH Bahri Shaqiri kerkoi me shume fonde edhe per dietat. Nje pjese te mire te buxhetit te rishikuar priten ta zene edhe dietat per administraten e Sherbimit Informativ. Per te thithur sa me shume dieta kreu i SHISH perfitoi nga rasti qe te permende ne komision edhe zgjedhjet vendore te vitit 2011. Ne lidhje me vendosjen e antenave per pergjimet apo per aparatura te ketij lloji informacioni u cilesua nga deputetet e mazhorances dhe opozites te pranishem ne kete komision si i klasifikuar.