E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shirat dhe stuhite zhysin Shqiperine ne terr

Shkulja e pemeve dhe reklamave rrezikon njerezit

Moti i keq qe ka perfshire te gjithe vendin ka shkaktuar kaos ne qarkullimin e automjeteve dhe probleme ne furnizimin me energji elektrike.

Keshtu fillimjava ka nisur me probleme ne rrethin e Durresit ku ka pasur probleme ne qarkullimin e njerezve dhe te automjeteve si rezultat i permbytjeve. Nderkaq ka pasur nderprerje te gjata te energjise elektrike ne zona te ndryshme te qytetit. Rrebeshet e vazhdueshme te shiut kane cuar ne permbytjen e mjaft rrugeve dhe izolimin e perkohshem te kateve te para ndersa rrezimi i pemeve ka vene ne rrezik edhe jete njerezish. Manovrimi ne kohe i drejtuesit te nje furgoni prane Ures se Dajlanit ka shmangur renien e nje peme mbi automjetin e mbushur me njerez qe gjithsesi ka perfunduar jashte rruge ne nje kanal po pa demtime ne njerez. Ne periferi dhe fshatra situata eshte paraqitur me e renduar. Dhjetera hektare toke gjenden nen uje ndersa dhe mjaft shtepi jane bllokuar nga uji dhe balta.

Nderkaq prej 24 oresh qyteti i Vlores eshte perfshire nga nje ere e fuqishme e shoqeruar me rrebeshe shiu. Nga stuhia nuk kane shpetuar rruget dhe disa lagje te Vlores ku shume peme dhe tabela reklamash jane shkaterruar dhe keputur duke rrezikuar dhe kalimtaret. Mesditen e djeshme nje tabele eshte shkeputur dhe ka rene ne nje automjet qe po kalonte ne zonen e Skeles. Fatmiresisht dy personat qe udhetonin ne kete automjet kane shpetuar pa demtime ndonese nje pjese e reklames ka hyre ne pjesen e ndenjeses se pasagjerit. Nderkohe stuhia ka krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike dhe sinjalet e antenave televizive. Shkak eshte bere mungesa e energjise ne zonen e Zvernecit.

Reshjet e dendura te shiut vazhdojne te krijojne probleme edhe ne rajonin e Kukesit kryesisht ne rruget rurale si dhe ne sistemin e furnizimit me energji elektrike. Burime te pushtetit vendor tregojne se dje ka pasur probleme te qarkullimit ne rruget rurale kryesisht ne Shishtavec Zapod Kalis etj. por me shqetesues mbetet fakti qe prej shume ditesh disa nga zonat e rrethit te Kukesit si dhe Valbona ne Tropoje jane pa energji elektrike. Burime nga Komuna Margegaj qe pershkohet nga lumi Valbone pohojne se me gjithe kerkesat e vazhdueshme ende nuk ka nje projekt te shpejte dhe emergjent per ndertimin e rrjetit te demtuar te furnizimit me energji. Ne fshatrat Rragam Dragobi etj. me qindra familje vazhdojne te qendrojne nen terr. Ne kete zone ka pasur deme edhe ne infrastrukturen turistike pasi kjo zone njihet si Park Kombetar natyror. Edhe ne tri komuna te thella te Kukesit Bushtrice Gryke Caje dhe Kalis vazhdon te kete probleme me furnizimin me energji elektrike.

Reshjet e dendura te shiut kane sjelle probleme edhe ne aksin rrugor Tirane-Elbasan pasi lumi Erzen ka dale nga shtrati duke shkaktuar permbytje. Rruga eshte e bllokuar edhe ne fshatin Gracen. Kalimi aty eshte bere i rrezikshem pas rrezimit te gureve. Nje aks tjeter problematik ka qene edhe ai Peqin-Elbasan ku per disa ore eshte qarkulluar vetem ne njerin sens te rruges ndersa sensi tjeter eshte bllokuar ne afersi te ktheses se Paprit. Bllokimi ka ardhur si pasoje e rreshqitjeve nga shpati i malit. Permbytje ka pasur edhe ne qytetin e Elbasanit pasi perroi i Zaranikes ka dale nga shtrati.

Nderkohe ka mjaftuar vetem nje ore shi me intensitet qe qyteti i Fierit te zhytet ne uje dhe terr. Erresira ka qene me e gjate per gjysmen e qytetit dhe Patosin ku energjia ka munguar me shume se 7 ore si pasoje e nje defekti ne nenstacionin elektrik Fieri 1. Rrebeshi i shiut ka krijuar probleme per qarkullimin ne rruget e qytetit nderkohe qe situata ka qene me problematike ne aksin kombetar Fier-Patos ku eshte dashur nderhyrja e policise se qarkullimit rrugor te orientoje levizjen e automjeteve. Lumi Gjanica ka shkaktuar permbytje ne shume banesa te fshatit Adriatik te Rrethit Lushnje ndersa bllokimi i kanaleve kulluese ka shkaktuar permbytjen e rreth 200 banesave ne te gjithe Qarkun e Fierit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›