E Diel, 1 Nëntor 2026

SHQUP-i, Braçe: Qeveria e re të hetojë Bujar Nishanin për korrupsion

erjoni-fbTiranë- Deputeti socialist Erjon Braçe ka reaguar menjëherë pas publikimit në media se Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka firmosur dekretin për nxjerrjen jashtë invetarit të ushtrisë të godinës së SHQUP-it dhe kalimin e saj në pronë të Partisë Demokratike.

Në një postim në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Braçe thekson se ata që bëjnë një veprim të tillë janë ‘banda të zhvatësve politikë’.

“Këta nuk janë shtetarë! Për më tepëer të një vendi anëtar i NATO! Kështu veprojnë bandat e zhvatësve politikë. Për më keq: Presidenti i Republikës në cilësinë e komandantit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura është tërësisht i padenjë për një vend anëtar i NATO”

Sipas Braçes, “gjithë historia dëshmon për një vendimmarrje në shkelje të plotë të ligjit prej Kryeministrit dhe Qeverisë. Por, sipas tij, krimi është thelluar sot kur: PRESIDENTI I REPUBLIKES BUJAR NISHANI, NE CILESINE E KOMANDANTIT TE PERGJITHSHEM, KA MIRATUAR ME DEKRET POR JO PUBLIK, NXJERRJEN E SHQU NGA LISTA E PERHAPJES SE FORCAVE TE ARMATOSURA”, ndaj shkruan Braçe, qeveria e re duhet të hetojë dhe të ndëshkojë ata që kanë shkelur ligjin.

“Media raportoi ditë më pare se familja e Presidentit ka interesa të drejtperdrejta ekonomike, pronësore në atë godine që duhet të mbesë bosh sa me pare. Nëse kjo provohet, atëherë: Presidenti Bujar Nishani duhet vënë nën hetim përmes një procesi Parlamentar për korrupsiom!!Nëse provohet, krimi i tij është shumë i rëndë! Kjo histori duhet të hetohet me çdo kusht!”,- shkruan Braçe.

Sipas tij, “në një rast t mëparshem po në Ministrinë e Mbrojtjes: Klubi Sportiv Partizani dhe territori i tij ju kthyen disa ish-pronarëve mes të cilëve figurojnë dhe pjesëtarët e rrethit familjar të Sali Berishës. !! Maxhoranca e re nuk duhet te kompleksohet nga akuza ne mberritje e kesaj bande per GJOJA REVANSHIN NDAJ INSTITUCIONEVE! KUR DREJTUESIT E INSTITUCIONEVE SHKELIN LIGJIN, KUSHDO QOFSHIN, DUHEN HETUAR E NESE FAJI PROVOHET DUHEN NDESHKUAR! TANI ESHTE KOHA! PER KETE NA VOTUAN SHQIPTARET!”,- shkruan Braçe në rrjetin social.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›