E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset shqiptari, u hodh nga ndërtesa ti shpëtonte policisë greke

poolicia-grekeGreqi- Një 31-vjeçar, shtetas shqiptar u shtrua në spital në Pire të enjten, pasi u hodh nga kati i parë i një ndërtese në Pylos të Peloponezit.

Në një përpjekje për të shmangur arrestimin e tij nga policia greke.

Sipas mediave tw shtetit fqinj, raportohet se policia kishte tentuar më parë për ta ndaluar atë për një inspektim në vendin e quajtur Pylos.

31-vjeçari, i cili pësoi lëndime në kokë është i dyshuar se është kërkuar në një urdhër-arresti ndërkombëtar për grabitje në tentativë në Shqipëri, raportohet në median greke.

Policia nuk ka dhënë ndonjë informacion më shumë, raporton agjensia e lajmeve greke ‘Kathimerini’.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›