SIRI – SOHR: Qeveria ka humbur kontrollin mbi Alepon

KAJRO/BEJRUT, 1 dhjetor /ATSH-DPA/ – Forcat rebele kanë marrë kontrollin e Alepos nga forcat qeveritare siriane, tha sot kreu i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR).
”Regjimi sirian ka humbur plotësisht kontrollin e Alepos”, tha kreu i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdel-Rahman.
”Qyteti verior është nën kontrollin e një aleance opozitare antiqeveritare, e udhëhequr nga grupi ekstremist islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS), me përjashtim të katër lagjeve në veriperëndim të qytetit, të cilat po kontrollohen nga forcat kurde”, sipas Ramit.
Aleanca e udhëhequr nga HTS nisi një ofensivë që shpejt bëri fitime befasuese kundër forcave të presidentit sirian Bashar al-Assad.
Ofensiva rebele, e cila filloi të mërkurën, duket se ka zënë në befasi regjimin e al-Asadit dhe forcat rebele bënë përparime të shpejta në zonën e Alepos.
Alepo, një metropol historik dhe i përhapur në Sirinë veriore, u rimor nga forcat e al-Asadit nga rebelët në vitin 2016 pas vitesh luftimesh të përgjakshme dhe shkatërruese.
Ekspertët i kanë përshkruar arritjet e rebelëve në ditët e fundit si një pikë kthese të rëndësishme në luftën civile siriane brutale dhe afatgjatë./ a.jor.