E Diel, 1 Nëntor 2026

SIVA premtime miliardere edhe ne rajon

Telekomunikacioni energjetika sektori i sigurimeve dhe sistemi bankar jane kater opsionet per te cilat kane shprehur interesimin e tyre perfaqesues te kompanise SIVA Partners edhe ne Prishtine. Te dielen e kaluar gjate nje konference te mbajtur ne Prishtine ata kane prezantuar ne prani te zevendeskryeministrit Behgjet Pacolli planin e tyre investues per Kosove ne te cilin parashihen investime me shume se sa ne Shqiperi plot tre miliarde euro.

Jemi te interesuar te investojme ne Kosove Maqedoni dhe Mal te Zi ka theksuar gjate konferences nje nga drejtuesit e saj Mohamad Ali. Po e shikojme Ballkanin si destinacion te ri per investime. Kemi harxhuar rreth dy vjet duke analizuar Ballkanin dhe tani eshte koha per te investuar. Ka shume projekte dhe po shohim mundesite ne sektore te ndryshem ka thene ai.

SIVA Partners gjate vitit 2012 deklaron se planifikon te investoje rreth 10 miliarde euro ne vendet e rajonit. Gjate janarit SIVA Partners parasheh hapjen e zyrave ne Kosove si dhe studimin e klimes afariste per investimet e planifikuara.

Po keshtu ekipi i kompanise ka bere nje tur vezhgues edhe ne Maqedonine fqinje ku jane takuar me drejtues te larte qeveritare te cileve iu kane bere te njejtat premtime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›