E Shtunë, 31 Tetor 2026

SKANDAL/ Hëngri plumba nga miku i Shkëlzenit, gjykata e dënon pse ndryshoi dëshminë

Duhet të ketë qenë një ditë e zezë ajo e 13 nëntorit 2010 për kamerierin Shpati Ruçi. Për shkak se nuk i pastroi tavolinën siç duhej gardistit Fatos Skeja, shofer personal i Sali Berishës, u qëllua me pistoletë. Një plumb e mori në qafë. Dëshminë e parë e dha korrekte, duke identifikuar gardistin kauboj si personin që qëlloi. Më pas, kur media zbuloi skandalin e mbajtur fshehur nga policia, ai ndryshoi dëshminë. Shkak u bë fakti se Skeja ishte shofer personal i Shkëlzen Berishës, djalit të Sali Berishës. Garda nuk denjoi të japë shpjegime për këtë skandal të rëndë. Skeja, mik i Shkëlzenit dhe Rrahman Selmanllarit, arriti ti mbyllte gojën viktimës së tij, që për më tepër, për shkak se ka ndryshuar dëshminë, është dënuar nga gjykata. Ruçi duhet të paguajë 140 mijë lekë gjobë për ndryshim të dëshmisë. Se kush do i shpjegojë plumbat mbi trupin e tij, kjo nuk dihet. Se kjo farë drejtësie nuk heton ndonjëherë për presionin që i bëhet viktimave, kjo tanimë dihet.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›