SKANDALI/ Egin Ceka ka hyrë ilegalisht në Forumin e Akademisë Diplomatike të Vjenës
Egin Ceka, nëpunësi i ambasadës shqiptare pranë OSBE në Vjenë, nuk ka hyrë si i ftuar në Akademinë Diplomatike të Vjenës, por si një qytetar pa pasur ftesë zyrtare.
Përfaqësuesi i Renner Institut, Gerhard Maerchi, në një sqarim zyrtar për një prej moderatorëve të këtij forumi, artistin shqiptar, Fatmir Velaj, thotë se të ftuar zyrtarë në Akademinë Diplomatike ishte Edi Rama dhe ambasadori i Kosovës në Austri, Sabri Kicmari. Në përgjigje thuhet qartë se Egin Ceka nuk është i regjistruar si pjesëmarrës në këtë forum.
Deklarata zyrtare hedh poshtë dhe deklaratat banale të kryeministrit Sali Berisha se djali i Neritan Cekës ka qenë aty si përfaqësues si ambasadës së Shqipërisë.
I gjithë incidenti i sajuar pas takimit duket se është urdhëruar nga Tirana për të eklipsuar suksesin e vizitës së Edi Ramës në Austri.