Shehi e Ndoka në listat e PD-së, Nardi ironizon: 31 parti të majta smarrin as gjysmat e votave të PDK-së
Pas zyrtarizimit të koalicionit me Partinë Demokratike, krerët e PDK-së dhe LAZHK-së, Nard Ndoka dhe Dashamir Shehi, kanë konfirmuar së do të jenë pjesë si kandidatë për deputetë në listat e PD-së.
Duke folur për Ora News, Ndoka dhe Shehu kanë thënë se aktualisht janë duke përfunduar detajet e marrëveshjes së tyre me PD-në, ndërsa janë shprehur të sigurt në fitoren e koalicionit të PD-së më 23 qershor.
Madje, Nard Ndoka ka ironizuar me partitë pjesëmarrëse në koalicionin e opozitës. Sipas Ndokës, 31 nga 40 parti të koalicionit opozitar, nuk marrin dot as sa gjysma e votave që merr partia e drejtuar nga ai./b.l