E Diel, 1 Nëntor 2026

SKANDALI Podesta, një avokati amerikane për një regjim që vret

Grupi i ekspertëve të Podesta

Grupi i ekspertëve të Podesta

Shqiptarët paguajnë miliona për një kompani që sipas ligjeve në SHBA duhet të kujdeset për imazhin e vendit tonë. Por lobistët e Berishës kujdesen për të mbrojtur shkeljet flagrante të demokracisë.

Nga Enton Palushi

Kur u prezantohet gazetarëve të huaj, John Anderson i Podesta Group kujdeset që të theksojë se nuk është zëdhënës i qeverisë shqiptare, por kujdeset për atë që shkruajnë mediat ndërkombëtare për të.

Por ky lobist i qeverisë shqiptare është më shumë se një zëdhënës i Sali Berishës. Me milionat e marra nga qeveria shqiptare për të rregulluar imazhin e saj, ai mbron hapur shkeljet flagrante të demokracisë në Shqipëri.

E-mailet që po botojmë më poshtë janë një dëshmi ulëritëse e shpërdorimit të parave tona, kundër interesave tona.

John Anderson, ish- gazetar i të famshmes Washington Post, tani punon si konsulent për median.

Dhe e nis direkt me zgjedhjet e 8 majit 2011, ku shqiptarët panë qartë dhe me transparencë se si dhunohej vullneti i tyre.

E-mailin e parë për gazetarët e nis dy ditë përpara zgjedhjeve, përmes asistentit të tij.

Qëllimi është që ti tregohet mbarë botës se qeveria shqiptare po përgatit zgjedhje të shkëlqyeshme.

Që në fillim ai thekson se kodi zgjedhor është shumë i mirë, por gjithçka varet nga implementimi dhe angazhimi i opozitës.

Më pas ai citon zgjedhjet e vitit 2009 si të suksesshme dhe shton se që prej atëherë janë bërë përmirësime të ndjeshme.

Kulmi arrin kur Anderson u bën me dije mediave të huaja se qeveria e Berishës ka vetëm një qëllim, që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe po punon fort në këtë drejtim.

E më pas, kur zgjedhjet nisin të shfaqin probleme, sidomos në Tiranë, Anderson u nis një e-mail të dytë gazetarëve, më 15 maj.

Ironia arrin kulmin kur ai u thotë atyre se këto zgjedhje janë nga më transparentet që ka bërë ndonjëherë. Ai thotë se të gjithë votat po numërohen përballë kamerave dhe dhjetëra numëruesve, si rrallë në ndonjë vend në planet.

Anderson nuk përmbahet, madje u thotë gazetarëve se këto vonesa në nxjerrjen e rezultatit po vijnë për ironi për shkak të teknologjisë dhe transparencës.

Dy herë rresht ai u kërkon gazetarëve që të mos nxitohen për rezultatin në Tiranë, pasi është vetëm KQZ që e nxjerr atë.

Të mos harrojmë se ishte pikërisht KQZ ajo që mbajti peng rezultatin derisa u gatua manipulimi.

Anderson tallet njësoj si Berisha kur thotë se këto zgjedhje janë njësoj si në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku pati një garë të ngushtë për zgjedhjen e presidentit në vitin 2000.

Në mbyllje ai citon deklaratën e ambasadës amerikane se këto zgjedhje kanë qenë një fitore e demokracisë.

Por ndërsa Anderson thotë se ai nuk është zëdhënës i qeverisë, në rastin e 21 janarit luan rolin e Erla Mëhillit, pasi u shpërndan gazetarëve të huaj një deklaratë të vetë zëdhënëses së Berishës.

Deklarata e Mëhillit është në anglisht dhe është teksti që është lexuar më 23 janar 20011.

Është një nga deklaratat më të rënda me sulme ndaj ish-kryeprokurores Ina Rama, e cila kishte kërkuar që të arrestoheshin drejtuesit e Gardës, por Berisha nuk e pranoi një gjë të tillë. 

E-maili i parë- 6 maj 2011

Letra e parë shpërndahet nga Tim Kopper, që është asistenti i John Anderson të Podesta Group.

Në letër, Anderson kërkon falje që nuk e ka nisur vetë e-mailin.

Unë jam John Anderson, ish- gazetar i Washington Post, tani konsulent i medias pranë Podesta Group në Uashington. Së fundmi kompania ime është punësuar nga Shqipëria për ta ndihmuar në marrëdhëniet me publikun. Po ju shkruaj sot për shkak të zgjedhjeve të së dielës, thuhet në nisje të e-mailit.

Nuk jam zëdhënës i qeverisë dhe nuk flas kurrë me regjistrim. Komunikimet e mia nuk duhet të citohen. Unë jam një lehtësues që të bëj të mundur që ju merrni informacionin e nevojshëm nga qeveria dhe që të kuptoni se cilat janë qëndrimet e qeverisë, në mënyrë që të raportohen në mënyrë të ndershme dhe të kujdesshme, shkruan Anderson.

Më pas ai shkruan disa gjëra që duhet të dinë gazetarët për zgjedhjet e së dielës.

Më poshtë janë disa mendime të Podesta Group:

-Implementimi i suksesshëm i kodit zgjedhor varet nga angazhimi dhe pjesëmarrja e të gjitha partive politike, përfshi opozitën.

-Pavarësisht sfidave të mbetura, Shqipëria ka bërë progres domethënës. Përpjekjet e qeverisë njihen nga komuniteti ndërkombëtar, nga BE dhe nga grupe të ndryshme të shoqërisë civile.

-Ligji i ri zgjedhor prezanton ka sjellë disa ndryshime si regjistrimi elektronik i votuesve dhe procedura e identifikimit, në mënyrë që të eliminohen manipulimet.

-OSBE/ODIHR i vlerësoi zgjedhjet e vitit 2009 duke thënë se kanë bërë progres të dukshëm sa i përket regjistrimit të votuesve dhe procesit të identifikimit, kuadrit ligjor, etj.

-OSBE theksoi se KQZ i ka përgatitur dhe administruar zgjedhjet në mënyrë profesionale dhe ka ndërmarrë disa hapa për të rritur transparencën e procesit.

-Pas zgjedhjeve, në mënyrë që të adresohen shqetësimet e opozitës dhe për të zgjidhur të tjera sfida, qeveria në bashkëpunim me opozitën kanë rënë dakord që të ngrenë një komision parlamentar për të hetuar mosmarrëveshjet për zgjedhjet e vitit 2009.

-Qeveria po punon fort për të garantuar zgjedhjet më të lira, më të ndershme dhe më transparente të dielën. Ky është i vetmi interes gjatë fushatës së sivjetshme.

-Sa u përket zgjedhjeve të majit 2011, OSBE/ODIHR ka vënë re përmirësohet e nevojshme.

1.KQZ ka bërë progres për miratimin e rregullave për përgatitjen e zgjedhjeve, përfshi printimin e fletëve të votimit dhe përcaktimin e procedurave të numërimit.

2.Shumica e Komisioneve Zonale Zgjedhore duket se punojnë në mënyrë eficente dhe në mënyrë kolegjiale, pa probleme madhore.

3.Mediat e monitoruara ofrojnë mbulim intensiv të fushatës zgjedhore.

4.Disa zyrtarë të qeverisë, veçanërisht kryeministri dhe presidenti, kanë bërë apele për një fushatë paqësore dhe në përputhje me ligjin.

E-maili i dytë, 15 maj 2011

E-maili i dytë shpërndahet nga vetë John Anderson dhe vjen pas votimeve.

Përshëndetje të gjithëve dh

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›