E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SLLOVAKI – Mijëra protestues kundër kryeministrit Fico

BRATISLAVË, 21 mars /ATSH-DPA/- Mijëra njerëz protestuan sot kundër kryeministrit sllovak Robert Fico, duke e akuzuar atë për prirje autoritare dhe një qëndrim pro-rus.

Në qytetin e dytë më të madh të Sllovakisë, Kosice, ministri i Mbrojtjes, Robert Kalinak u akuzua për “kapitullim” ndaj Rusisë. Demonstruesit i kërkuan qeverisë të jepte dorëheqjen.

Nisma qytetare “Mier Ukrajine” (Paqja në Ukrainë), e cila është e angazhuar për dërgimin e armëve në Ukrainë, kishte bërë thirrje për mitingje.

Sllovakia po ndihmon gjithashtu Ukrainën me energji elektrike pas bombardimeve ruse që dëmtuan objektet.

Pas tubimeve të ngjashme në javët e fundit, Fico ka akuzuar organizatorët për përhapjen e “gënjeshtrave” dhe manipulimin e njerëzve duke pretenduar se qeveria po shqyrtonte vendimin për t’u tërhequr nga BE-ja dhe NATO-ja.

Sipas presidentit Peter Pellegrini slogani “Sllovakia është Evropë!” po përdorej për demonstratën – që u pa si një sugjerim se qeveria po vinte në dyshim vendin e Sllovakisë në BE dhe NATO.

Në thirrjet e saj, lëvizja demonstruese ka denoncuar sulmet verbale të politikanëve në kampin e qeverisë ndaj artistëve dhe medieve.

Fico, nga ana tjetër, ka akuzuarkundërshtarët e tij se duan të përmbysin qeverinë që u zgjodh në mënyrë legjitime në zgjedhjet demokratike. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›