E Premte, 6 Nëntor 2026

SLLOVAKI – Ministrja e Shëndetësisë: Fico në gjendje të qëndrueshme

BRATISLAVË, 18 maj /ATSH-DPA/- Kryeministri sllovak Robert Fico, i cili u plagos rëndë në një atentat të mërkurën, është në gjendje të qëndrueshme, tha sot ministrja e Shëndetësisë Zuzana Dolinkova.

“Pas operacionit të tij të dytë, ka arsye për optimizëm”, tha ministrja.

“Megjithatë, Fico nuk mund të transferohet ende në Bratislavë në ditët në vijim”, tha ministri i Mbrojtjes Robert Kalinak.

Një panel mjekësh do të vendosë të hënën nëse ai do të transferohet.

Kryeministri aktualisht po shërohet në spitalin universitar “Banská Bystrica”, afër qytetit të vogël Handlová ku u qëllua.

“Personi i armatosur që sulmoi Fico po mbahet në paraburgim, pas vendimit të një gjykate speciale, përgjegjës për krimin e organizuar, dhe i motivuar politikisht në qytetin perëndimor, Pezinok”, tha zëdhënësja e gjykatës Katarina Kudjakova.

Ajo tha se kjo ishte për shkak të rrezikut që ai mund të ikte dhe të kryente akte të mëtejshme dhune. Vendimi mund të apelohet.

I dyshuari u arrestua menjëherë pas të shtënave të mërkurën. Raportet, duke cituar policinë, thanë se ai tashmë e kishte pranuar fajin gjatë marrjes në pyetje. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›