SMS e Ramës: Saliu plak i lodhur, do t’i vjedhë votat vetëm po e lamë ne
Kryetari socialist, Edi Rama, veç mesazheve që jep në mitingjet dhe bashkëbisedim me banorë të zonave të ndryshme në Shqipëri, ka shpeshtuar edhe komunikimin konfidencial me mesazhe telefonike. Në një nga mesazhet e fundit që ai ka dërguar në telefonat e bashkëpunëtorëve, Rama kërkon që të gjithë të flasin për të larguar Berishën.
“Sot dua t’u them që fitoren tonë e tregojnë dhe sondazhet e vetë PD-së. Ju kanë dalë shumë keq e kjo i ka tmerruar! Arma e vetme e mbetur është frika. Duan të trembin kë munden: administratat, të varfër apo të tyret që janë mërzitur nga Saliu. Thonë nuk ikin, do vjedhin, Saliu është i fortë. Ata kanë ikur, vjedhin po i lamë ne. Saliu është plak i lodhur, që vete me antiplumb e 200 roje në takim me fëmijë shkollash! Forca miq, flisni kudo dhe me këdo. Rilindja po vjen!”, shkruante Rama në SMS-në e nisur së fundmi. Ndërkohë dje, ai mori pjesë në një miting në qytetin e Beratit, ku kërkoi votën për programin e PS-së, Rilindje. “Për Rilindjen që duam për ëndrrën e qytetit të 1000 dritareve që më 23 qershor do të hapen për të futur brenda erën e Rilindjes”, tha Rama. Sipas kreut të PS-së, në qytetin e Beratit do bëhet puna që nuk është bërë në 20 vite. Kryesocialisti i ftoi qytetarët e Beratit të vendosin për Shqipërinë ku duan të jetojnë me votën e 23 qershorit.....
(Shkrimi i plote sot ne Gazeta Shqiptare)
(e.m/BalkanWeb)