E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident te 'Ura e Mbrostarit' makinabie në lumë, vdes shoferi 25 vjeçar

FIER - Bije në lumë nga një lartësi mbi 8 metra me gjithë makine dhe vdes një 25 vjeçar nga qyteti i Fierit. Ngjarja e rënde ka ndodhur  ne vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit” rreth 2 kilometra larg qytetit të Fierit.

Rreth orës 01.00 duke u gdhire dita e mërkurë  ndërsa 25 vjeçari fierak Marius Hatija ka qenë duke drejtuar timonin e një mjeti me targa AA 143 GG ka humbur kontrollin e saj dhe pasi është përplasur me parmakët e urës ka rënë nga një lartësi mbi 8 metra në lumin e Semanit.

Në këtë mjet udhëtonte i vetëm 25 vjeçari, i cili po kthehej për në banesën e tij në lagjen Mbrostar ku ai banonte. Kjo ngjarje është pare nga persona të tjerë dhe me pas policia ka ardhur në vendin ngjarjes.

Është dashur një mjet tip vinç, i cili ka ngritur lart  mjetin mbi urë dhe me pas 25 vjeçari është nxjerrë nga makina me vështirësi, makina  para se  të binte në lume ka marrë goditje të  forta te parmakët e urës  dhe kjo pikërisht ka bërë që edhe drejtuesi i saj të ndodhej në mjet por në gjendje të vdekur.

Për ta nxjerrë viktimën është dashur të përdoreshin leva. Viktima është çuar në morgun e qytetit dhe pas ekspertizës mjeko ligjore është tërhequr nga familjaret. Ende nga policia nuk është nxjerrë zyrtarisht shkaku i këtij aksidenti të rëndë ku humbi jetën Marius Hatija.

Mendohet se ka qenë humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesi i saj, si rrjedhojë kjo e fundit ka devijuar nga rruga dhe pasi është përplasur me parmakët e urës ka përfunduar në lume.

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›