E Enjte, 5 Nëntor 2026

SOFJE – Glavçev: Rikonfirmojmë mbështetjen e Bullgarisë për zgjerimin e BE-së

SOFJE, 15 tetor /ATSH-BTA/ – Duke iu drejtuar mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, kryeministri bullgar në detyrë, Dimitar Glavçev rikonfirmoi mbështetjen e fortë të Bullgarisë për zgjerimin e Bashkimit Evropian (BE) me vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe me Moldavinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

“Bullgaria është një urë lidhëse midis Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë, Ukrainës dhe Gjeorgjisë”, theksoi Glavçev.

“Bullgaria gjithmonë e ka mbështetur zgjerimin”, shtoi ai.

Sipas kryeministrit Glavçev, zgjerimi është bazë për rritjen e sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik jo vetëm në këto vende, por edhe në BE në tërësi, por vetëm nëse respektohen angazhimet e secilit prej vendeve./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›