FOKUS – Gjermania kërkon reforma të shpejta në BE ndërsa Polonia debaton mbi të drejtën e azilit

BERLIN, 15 tetor /ATSH-DPA/ – Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock bëri thirrje për një zbatim të shpejtë të një Sistemi të Përbashkët Evropian të Azilit të reformuar të Bashkimit Evropian (CEAS), ndërsa qeveria polake debatonte për pezullimin e të drejtës për azil.
Duke folur në Berlin gjatë takimit me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, Baerbock tha se ”paketa e re duhet të vendoset tani me ambicie dhe të zbatohet”.
Polonia dhe BE-ja akuzojnë presidentin rus Vladimir Putin dhe aleatin e tij Alexander Lukashenko, për devijimin e qëllimshëm të emigrantëve nga rajonet e krizës në kufirin lindor të Polonisë me Bjellorusinë. Kufiri është në të njëjtën kohë kufiri i jashtëm i BE-së.
Shtetet anëtare të BE-së dhe Parlamenti Evropian ranë dakord për një reformë të CEAS në dhjetor pas një debati të gjatë. Reformat përfshijnë shtrëngimin e rregullave për procedurat e azilit.
Baerbock pretendoi se Putini po përdorte migrimin si armë.
“Ne evropianët duhet t’i rezistojmë së bashku kësaj lufte hibride. Nuk duhet të harrojmë se qëllimi i Putinit është të ndajë shoqërinë evropiane” theksoi ajo. /os/