SOFT NEWS – Kopshti Botanik britanik emërton një trëndafil me emrin e princeshës Kate

LONDËR, 9 maj /ATSH-ANSA/ – Shoqëria Mbretërore e Hortikulturës (RHS), institucioni historik hortikulturor i Mbretërisë së Bashkuar, ka njoftuar se i ka vënë një trëndafili emrin e princeshës Kate.
Është gjithashtu një homazh për guximin e treguar nga bashkëshortja e trashëgimtarit të fronit William në përballimin e diagnozës së kancerit vitin e kaluar dhe periudhës shumë të vështirë të kimioterapisë dhe rikuperimit që përfundoi me shërimin e saj nga sëmundja, duke i lejuar të rikthehej në një aktivitet publik gjithnjë e më intensiv.
Lulja e zgjedhur për princeshën, me nofkën “Trëndafili i Katerinës”, i përket varietetit të quajtur floribunda.
Ai ka ngjyrë rozë korali me një aromë që të kujton mangon.
Clare Matterson, drejtoreshë ekzekutive e RHS, tha se lulja do të “rriste ndërgjegjësimin se si natyra dhe kopshtaria mund të ndihmojnë në shërim”.
Këtë vjeshtë, 15 000 trëndafila të Catherine do të jenë në dispozicion, me të ardhurat nga shitjet që do të shkojnë për Royal Marsden Cancer Charity, e cila mbështet qendrën e kancerit në spitalin e Londrës ku u trajtua princesha e Uellsit./ /os/