E Martë, 3 Nëntor 2026

SOFT NEWS – Trump i kërkon Danimarkës … vezë?!

UASHINGTON, 14 mars /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan Donald Trump ka premtuar të marrë Grenlandën, një territor autonom i Danimarkës, “në një mënyrë apo tjetër”, por nuk ka hezituar të pyesë Kopenhagen dhe vendet e tjera evropiane të kërcënuara me tarifa nëse mund të eksportojnë vezë në Shtetet e Bashkuara për të përballuar çmimet e tyre në rritje për shkak të gripit të shpendëve.

Këtë e raporton Reuters, duke cituar Shoqatën Daneze të Vezëve, e cila mori një letër nga një përfaqësues i Departamentit Amerikan të Bujqësisë në Evropë.

“Ne jemi ende në pritje të udhëzimeve të mëtejshme nga Uashingtoni për hapat e ardhshëm, por a keni një vlerësim të numrit të vezëve që mund të furnizohen në Shtetet e Bashkuara (duke supozuar se ato plotësojnë të gjitha kërkesat e importit)?”, thuhet në letër.

Trump kishte premtuar të ulte koston e vezëve – konsumatorët e mëdhenj të të cilave amerikanët janë – që nga dita e tij e parë në detyrë, por çmimet u rritën me 59% në shkurt. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›