E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Listën e kemi bërë me një lloj brutaliteti, që të mbajmë hapur PS-së

TIRANË, 15 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama në sesionin e tretë të podkastit maratonë për prezantimin e prurjeve të reja të skuadrës garuese të PS për zgjedhjet e 11 majit, kishte të ftuar edhe katër kandidatët për deputetë të qarkut Tiranë, Iris Luarasi, Roi Bashaj, Erjon Malaj dhe Blendi Sulaj.

Kandidatja Iris Luarasi foli në këtë podkast për origjinën e saj familjare dhe angazhimin, nga pedagoge në universistetin e Histori-Filologjisë te aktivizmi në shoqërinë civile.

“Vi nga një familje që është e majtë, kjo ka qenë gjithë pjesa e organizimit tim edhe nëpër debate televizive, jo gjithmonë pro të majtës sepse im atë ka dalë nga puna në vitin 1992 si pjesë e reformës që bëri në forcat e armatosura Berisha. Unë e mbaj mend familjen time, tre fëmijë dhe dy prindërit që jetonim me rrogën e sime mëje. Kur je i ri dhe përpiqesh të ecësh përpara, ime motër filloi të punonte që në shkollë të mesme, unë studente punoja dhe gjithë lekët si studente ekselente dhe programet në radio Tirana i sillja në shtëpi. Unë mendoj që këto janë momente që shënjojnë jetën e një njeriu dhe e bëjnë gati për rrugëtimin e mëtejshëm. Jam e martuar, kam dy fëmijë Noah 21 vjeç, Ashli 17, e madhja studion për drejtësi, tjetra do bioteknologji. Rrugëtimi im ka qenë i lidhur me gazetarinë që studente dhe pjesa tjetër ka qenë aktivizimi, gjithmonë kam luftuar për të drejtat e grave dhe prej shumë vitesh drejtoj një organizatë që është një linjë këshillimi për gra dhe vajza që merret me luftën ndaj dhunës në familje, etj. Shqipëria ka qenë një flamur suksesi për integrimin e fëmijëve të kthyer nga kampet e Sirisë, gjithë ky rrugëtim ka pasur uljet dhe ngritjet e veta, shto elementët si ekspertiza për organizata ndërkombëtare, OSBE dhe beteja televizive që është një gjë shumë e rëndësishme, pavarësisht fuqisë së rrjeteve sociale ende shohin televizor. Shpesh njerëzit e kanë keqkuptuar rolin tim nëpër debate, unë luftarake jam, por e egër jo”, tha Luarai.

Kandidati Blend Sulaj foli për rrugëtimin e tij, nga pedagogia në biznes dhe vendimin për t’u angazhuar përfundimisht në politikë.

“Jam rritur dhe lindur në tiranë. Babai nga Tirana, mami nga Gjirokastra, babai me profesion skulptor. Shkollën 8-vjeçare e kam kryer te “Emin Duraku”, shkollën e mesme në të njëjtën zonë, ndërsa studimet e larta për drejtësi. Pa mbaruar universitetin, vazhdova të isha pedagog në të drejtën penale deri para pak vitesh, dhe e ndërpreva dhe u angazhova në biznes privat. Ka qenë e bukur dëshira që të ingranohesha në pjesën e fushatës së PS, sepse nuk ka më mirë se njerëzit që e kuptojnë vetë ndryshimin, dhe thonë pse kemi humbur kaq shumë.

Duke qenë pjesë e biznesit shikonim jashtë Shqipërisë, e vështirë t’i bindim, mbaj mend që donim të prezantonim kafenë tonë në një panair ndërkombëtar dhe ishte e vështirë. Sot është shumë e thjeshtë. Të huajt dinë shumë për ne për shkak të turizmit, kishte turistë që njihnin Sarandën, Durrësin, mendoj që kur e prek ndryshimin e kupton që do shkojmë këtu sepse kështu ecim përpara.

Kur mora këtë vendim, rreth 10 njerëz më thonin prit është e vështirë, duhen vite, por unë e kisha ndarë mendjen. Nuk e prisja këtë besim dhe përgjegjësi për të qenë pjesë e një skuadre dhe një grupi, tani kemi sfida përpara”, tha ai.

Kryeministri Rama kujtoi gjatë podkastit, bisedën me dekanen e Ekonomikut të Vlorës, ku thyerja e parë e fortë i ndodhi kur kandidoi për këtë pozicion, por në garë ishin edhe dy zonja të tjera nga PS.  “Ajo mendoi se ato do e sakatonin se kanë pushtetin, por ajo tha se nuk pa asnjë interferencë. Kur fitoi shumë socialistë e uruan me dashamirësi. Nuk duhet të ishte kështu, duhet të ishte normale që njerëzit të kalonin nga një anë të tjetrën pa gjë të keqe, por të kishte më shumë njerëzillëk. Keni punuar fort ju për t’i thënë që ai duhet të ketë vend në partinë tonë, për të gjithë, ata që ndihen të djathtë, të majtë, listën e kemi bërë me një farë brutaliteti se ndryshe nuk bëhet. Partia në territor, çdo parti si organizëm ka tendencën të vetëmbyllet dhe për ne është jetike që ta mbajmë të hapur”, pohoi Rama.

Kandidati tjetër,  Erion Malaj tha se është brezi i të rinjve që ka lindur dhe është rritur në Laprakë, nga një baba tropojan dhe një mama nga Palasa.

“Jam rritur gjithmonë me vlerat që mi ka përcjellë gjyshi im, mjek tropojan në Spitalin Ushtarak. Në moshën 18 vjeçare u largova dhe jetova në Itali, jeta më çoi me praktika studentore në SHBA, në OKB. Jam kthyer në Tiranë në vitin 2014, erdha mora me vete edhe një vajzë që sot është bashkëshortja ime, shqiptare, emigruar në Gjermani me eksodin. Kur erdhëm, lamë një dritare hapur me atë frikën që nuk do gjenim diçka reale. Atë dritare e mbyllëm pas gjashtë muajsh. Sot jetojmë, kemi mbi 11 vite në Tiranë, kam dy fëmijë. Ndoqa dhe studimet doktorale për biznes në Pekin. Erdhi një moment që po mbyllej një cikël dhe me dëshirën për të dhënë ide, aplikova te Deputeti që duam me bindjen se mund të bëjë diçka. Energjinë që pashë aty, u mundova ta përcjellë edhe unë dhe fillova një angazhim në terren prej tetorit, sidomos aty ku kam një pjesë të zemrës. Ndoqa të gjitha detyrimet e mirëfillta dhe ndjeva një lloj dëshire te njerëzit për të qenë mbështetje e PS”, pohoi Malaj.

Nga ana tjetër, Roi Bashaj me një angazhim prej 10 vitesh me të rinjtë në PS tha se është rritur në një familje ku nuk kishte asnjë lidhje me politikën.

“Unë kam vetëm një shtab që në çdo lloj detyre modeste që kam pasur është po i njëjti që është familja ime, të dy prindërit dhe dy vëllezërit e mi s’kanë lidhje me politikën. Studimet i kam bërë për financë kontabilitet në bachelor dhe financë bankë në master. Nga gjithë kjo energjia me fushatën, me partinë më dukej e frikshme të ulesha tetë orë para kompjuterit dhe të punoja në fushën time, ndaj e kam pasur si plan B fushën e financës,. 10 vitet e fundit gjithë historia ime është në selinë e PS dhe në gjithë fushatat. Pjesa e kandidimit më bëri pak të përjetoja një miks emocionesh pozitive, por kur zbret me këmbë në tokë, fillova të mendoj për sfidat. Ka një përfaqësi rinore që na bën shumë krenarë, por na jep një përgjegjësi që kur i besohet të rinjve duhet ta tregojmë me punë”, tha Bashaj.

Kryeministri e mbylli bisedën me një sqarim për atë që Rama e cilëson kënetë dhe bug. Kam “Një sqarim në fund kanë hall pse bufi pse këneta, kjo nuk është sharje është një konstatim”.

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›