E Diel, 1 Nëntor 2026

SPAK: Ballukut iu komunikuan akte të tjera procedurale

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe avokati i saj u paraqitën mesditën e së premtes në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

SPAK, në një reagim për mediet, bëri të ditur se “znj. Belinda Balluku është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për t’u njohur me akuzën, e cila lidhet me disa procedura prokurimi objekt hetimi, si edhe për t’u pyetur lidhur me akuzat ndaj saj dhe për t’i komunikuar akte të tjera procedurale”.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›