E Hënë, 2 Nëntor 2026

SPAK arreston avokatin/ Besart Logu i kërkoi 8 mijë euro klientit për të ndikuar te gjyqtari

Me kërkesë të prokurorisë së posaçme gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për avokatin Beasart Logu që dyshohet se  do të ndikonte për të liruar nga qelia një të arrestuar.   Mësohet se Logu  ka marrë një shumë prej 8 mijë euro një të arrestuari për krijim të skemave mashtruese dhe mos pagim taksash duke i premtuar se do e lironte nga qelia.

Hetimi i SPAK ka nisur pas denoncimit të personit që pretendon se o ka dhënë shumën e parave Logut me qellim lireimin nga qelia.

Bëhet fjalë për një shtetas Italian që ka bërë denoncimin, ndërsa çështja e tij ka qenë e regjistruar fillimisht në Prokurorinë e Gjirokastrës dhe më pas u transferua në atë të  Tiranës.

Agjentët e byrosë kombëtare të hetimit teë mbështetur edhe nga efektivë të Policisë së Shtetit ushtruan kontroll në zyrën e Logut për të  gjetur prova që mund ti vijnë në ndihmë hetimit.

Logu rezulton i përfshirë edhe në politikë. aktualisht  mban postin e  zv.drejtor në Departamentin e Drejtësisë në Partinë Demokratike. Më herët ka qenë edhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, prej korrikut 2021 deri në qershor 2025./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›