E Diel, 1 Nëntor 2026

SPAK dërgon në gjyq Elvis Rroshin, ish-kryebashkiaku i Kavajës akuzohet për “shpërdorim detyre”

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, duke dërguar dosjen për gjykim.

Pak ditë pas paraqitjes së Rroshit në SPAK, ku firmosi mbylljen e hetimeve, prokurori Elvin Gokaj ka depozituar kërkesën për të kaluar çështjen për gjykim.

Gjyqtare për shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë është caktuar Rudina Palloj. Ish-kreu i bashkisë së Kavajës është marrë i pandehur për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Hetimet ndaj Rroshit nisën pas një kallëzimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili konstatoi parregullsi në tendera gjatë periudhës kur ai drejtonte bashkinë e Kavajës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›