E Premte, 6 Nëntor 2026

SPAK dërgon për gjykim një grup të strukturuar kriminal

TIRANË, 15 maj /ATSH/ Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim të një grupi të strukturuar kriminal, ku u tentua vrasja e shtetasit Xhevdet Plaku.

SPAK njofton se ka përfunduar hetimet në ngarkim të të pandehurve Rexhep Rapi, Algert Rapi, Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermeni, të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xhevdet Kiss (Plaku), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

https://spak.gov.al/njoftim-per-shtyp-date-15-05-2024/

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›