E Hënë, 2 Nëntor 2026

SPAK e mori të pandehur, reagojnë avokatët e Veliaj: Arrestimi i paarsyeshëm, deri më sot Prokuroria pa asnjë provë

Pasi SPAK mori zyrtarisht të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, kanë reaguar dhe avokatët ndërkombëtarë të Erion Veliajt, të cilët thonë se mbajta në burg e tij është e paarsyeshme dhe joproporcionale.

Ata akuzojnë SPAK-un për shkelje të të drejtave themelore dhe mbajtje të padrejtë të klientit të tyre në paraburgim.

Sipas tyre, hetimi i zgjatur është zhvilluar në mënyrë të njëanshme dhe në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në reagimin e tyre, avokatët deklarojnë se Veliaj i mohon në mënyrë të prerë të gjitha akuzat për shkelje të ligjit, duke nënvizuar se autoritetet nuk kanë justifikuar pse është e nevojshme të mbahet në paraburgim një funksionar i zgjedhur, të cilit i është pamundësuar ushtrimi i mandatit.

Një ndër shqetësimet më të mëdha të ngritura nga avokatët është pamundësia e Veliajt për të komunikuar me përfaqësuesit e tij ligjorë ndërkombëtarë për rreth tre muaj, si dhe rrjedhja sipas tyre e informacionit nga hetimi në media, të publikuara përpara se të bëheshin zyrtarisht të ditura për avokatët.

Gazetare: Jonela Sagajeva

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›