E Diel, 1 Nëntor 2026

SPAK i caktoi “arrest shtëpie”, Vlora Hyseni jashtë Shqipërisë, masa edhe për dy ekspert kriminalistike

Prokuroria e Posaçme ka zgjeruar hetimet për dosjen e AKSHI-t.

Pas urdhrit të SPAK për kontroll banese dhe personal të ish drejtorit të përgjithshëm të policisë Ilir Proda dhe masës “arrest shtëpie” për kreun e SHISH Vlora Hyseni. Kjo e fundit, mësohet se nuk ndodhet në Shqipëri. Por jo vetëm kaq. Prokuroria ka dhënë të tjera masa.

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj mëson se SPAK ka dhënë edhe dy masa të tjera arrest shtëpie, për një ekspert kriminalistik në policinë e Tiranës dhe një nga policia e Durrësit.Ata akuzohen për përkrahje të autorit te krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror

Më konkretisht për Fatjon Kalluci, i cili mbante detyrën e shefit tek laboratori shkencor i policisë. Masa është ekzekutuar edhe për Embro Sulejmani, pronar biznesi në Durrës

Mësohet se me urdhër të SPAK janë kryer kontrolle edhe në Durrës, në zonën e Shkozetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›