E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SPAK i komunikon akuzën kryebashkiakut të Devollit

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për kryebashkiakun e Devollit Eduard Duro, të cilin e ka akuzuar për shpërdorim detyre.

Duro u pyet në kuadër të kësaj procedure për afro 3 orë nga hetuesit, këtë të martë.

Duro dyshohet se ka shkelur ligjin duke licencuar një pikë karburanti, edhe pse ishte ndërtim pa leje. Vetë kryebashkiaku i ka mohuar akuzat dhe ka pretenduar se ka zbatuar vetëm ligjin.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›