E Diel, 1 Nëntor 2026

SPAK i lë Berishës “derrin maç”/ Shkoi për masë sigurie, merr fletëthirrjen për “21 janarin”

Sali Berisha do të paraqitet të premten në SPAK për 21 janarin.

Pasi refuzoi javën e kaluar duke thënë se nuk kishte marrë letër nga SPAK, sot teksa u paraqit me këmbët e veta për masën e sigurisë, tha se është thirrur dhe do paraqitet.

Ish kryeministri Berisha do të pyetet si person në dijeni në lidhje me 21 janarin 2011, ku u vranë 4 protestues në bulevard.

Më herët, në SPAK është paraqitur edhe Lulzim Basha, asokohe ministër i Brendshëm i kabinetit qeveritar të Berishës./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›