E Diel, 1 Nëntor 2026

SPAK intensifikon hetimet për fondet IPARD, merret në pyetje Krifca

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shtuar hetimet lidhur me fondet IPARD, duke marrë në pyetje si person në dijeni ish-ministren Frida Krifca.

Sipas burimeve, hetimet janë përqendruar në menaxhimin dhe përdorimin e fondeve IPARD, ndërsa autoritetet po verifikojnë procedurat dhe përgjegjësitë e mundshme.

Më herët, në SPAK u paraqit edhe Reni Ashiku, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Krifcës, i cili u mor në pyetje për të njëjtën çështje.

Hetimet për fondet IPARD vijojnë dhe pritet të zbardhin më tej detaje mbi këtë dosje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›