SPAK kërkon 4 vite burg, avokati i Allqi Bllakos: Ish-deputeti ka bërë të kundërtën e asaj që akuzohet
Avokati i Alqi Bllakos, Sokol Hazizaj ka thënë mbrëmjen e sotme se ish-deputeti nuk e ka shpërdorur detyrën dhe nuk ka përgjegjësi penale. SPAK ka dhënë pretencën sot dhe kërkon 4 vite burg për ish-deputetin, duke e akuzuar për shpërdorim detyre në çështjen e inceneratorit të Elbasanit .
Sipas avokatit, Bllako thjesht ka kryer punën e tij në Ministrinë e Mjedisit, madje Hazizaj shton se klienti i tij ka bërë të kundërtën e asaj qe akuzohet.
“Sa jo ligjor për më tepër jo kushtetues, për një arsye fare të thjeshtë, e pranuar edhe nga prokuroria fakti që nuk ka përgjegjësitë drejtpërdrejtë në aktet që ka prodhuar, atë çka bashkia ministria i kërkonte ministrive të tjera, ai thjesht ka kryer punën e tij pranë ministrisë së mjedisit. Mosveprimi, madje e kundërta në respekt të asaj çka Ministria e Mjedisit mund të ishte në shpërdorimin e detyrës.
E drejta për të punësuar është e drejtë kushtetuese, mospërdorimi i asetit ligjor, mosveprimi në raport me ligjin është shpërdorim detyre, Alqi Bllako nuk ka përgjegjësi penale të drejtpërdrejtë në aktet e prodhuara prej këtij, nuk kemi, e ka provuar në përputhje me ligjin, nuk jemi në rast të mos veprimit, por të ushtrimit të detyrës kushtetuese. Ai është akuzuar për shpërdorim detyre”, u shpreh Sokol Azizaj në “Top Story”.
Lexo edhe: Inceneratori i Elbasanit/ SPAK kërkon 10 vite burg për Lefter Kokën dhe 4 vite për Alqi Bllakon
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
