Salloni Ndërkombëtar i Librit në Torino, Rama publikon foto nga stenda e Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga stenda e Shqipërisë në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino.
Rama teksa ndan fotot nga kjo stendë thotë se është një ndër panairet më të mëdha të librit në botë.
“Gati stenda spektakolare e Shqipërisë në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino - një ndër panairet më të mëdha të librit në botë?? *Ministria e Kulturës?” shkruan Rama në postimin e saj.
Shqipëria është pjesë e Sallonit Ndërkombëtar të Librit në Torino, që këtë vit vjen me titullin “Përmes pasqyrës”.
Edicioni i 35-të do të mbahet 18-22 maj, ku Shqipëria është vend i ftuar këtë vit. “Përmes pasqyrës” është një rrugëtim mes fantastikes dhe reales; nga fëmijëria në botën e të rriturve; nga e shkuara në të ardhmen.
I tillë është edhe salloni shqiptar, i frymëzuar nga një prej veprave të shkrimtarit Ismail Kadare, “Kronikë në gur”, projektuar nga arkitektja Matilda Pando dhe artisti Ergys Krisiko.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
