SPAK merr nën hetim policët që shoqëruan Veliajn nga Durrësi në GJKKO, arsyeja

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Ogranizuar (SPAK) ka marrë nën hetim punonjësit e burgjeve që transferuan kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj nga Durrësi në Ambientet e GJKKO.
Rezulton se Veliaj ka përdorur telefonin e një polici dhe ka bërë telefonata.
Mësohet se gjatë marrjes në pyetje një nga oficerët që ka qenë pjesë e grupit të shoqërimit ka pranuar se i ka dhënë telefonin Veliajt, duke shtuar se e ka bërë këtë veprim nga frika.
Kujtojmë që më 13 mars, Gjykata e Apelit në Gjykatën e Posaçme hodhi poshtë kërkesën për lirim përkundrejt garancive pasurore të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrrest me burg të caktuar nga shkalla e parë një muaj më parë.