E Diel, 1 Nëntor 2026

SPAK merr të pandehur kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, është marrë e pandehur nga SPAK.

Ajo është marrë e pandehur për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike”, parashikuar nga neni 328/a/3.

Hetimi, i cili nisi pas një kallëzimi penal kundër saj, është përfunduar nga Prokuroria Speciale dhe dosja tashmë është dërguar në Gjykatën e Posaçme, ku pritet të shortohet dhe më pas të kalojë në fazën e shqyrtimit paraprak.

Gjatë dy viteve të fundit, ndaj Bufit janë depozituar tre kallëzime në SPAK, dhe dy herë ajo është paraqitur për të dhënë deklarime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›