E Hënë, 2 Nëntor 2026

SPAK “mësyn” në Policinë Rrugore, ekzekutohen urdhërarrestet për tre shefa dhe efektivë

Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme firmosjen e urdhërarresteve për tre efektivë të Policisë Rrugore në Tiranë.

Të dhënat nga Prokuroria Speciale bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë Roven Zeka, shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore; Sokol Novaku, shef i Sektorit të Aksidenteve në Policinë Rrugore dhe Edison Tabaku, oficer i Policisë Gjyqësore pranë Policisë Rrugore.

Po të njëjtat burime saktësojnë, se ka dyshime që të tre, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë para nga një grua, e cila ishte përfshirë në një aksident. 

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›