E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SPAK ndan vlerësimin e Komisionit Europian për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion

TIRANË, 13 shkurt /ATSH/ Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar publikoi sot në rrjetet sociale vlerësimin e Komisionit Europian mbi punën e realizuar nga struktura e posaçme (SPAK) në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Komisioni Europian përshëndeti rezultatet e vazhdueshme të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), gjatë takimit të 16-të të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri, mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, i zhvilluar më 11 dhe 12 shkurt 2025”, shkruan SPAK në postimin në rrjetet sociale. SPAK më tej citon edhe vlerësimin e Komisionit Europian: “Roli i SPAK-ut dhe pavarësia e tij në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve komplekse të korrupsionit dhe krimit të organizuar ka qenë guri i themelit i reformës në drejtësi të vitit 2016, konsolidimin e vazhdueshëm të së cilës BE-ja e mbështet dhe promovon si pjesë përbërëse e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë. SPAK-u ka kontribuar në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë për të ofruar një historik të besueshëm rezultatesh kundër krimit të rëndë, krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë në nivel të lartë”.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›