U aksidentua disa ditë më parë në Lezhë, ndërron jetë në spital drejtuesi i motorit (EMRI)

Ka ndërruar jetë në spital Viktor Basha, një nga drejtuesit e motorëve që u përplasën më 7 shkurt në fshatin Dragushë të Lezhës.
I njohur si këngëtari i zonës së Zadrimës, Basha po trajtohej në Spitalin e Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda.
Basha është viktima e tretë e aksidenteve rrugore të ndodhura në Lezhë brenda 5 ditëve.
Ditën e djeshme, 12 shkurt, një aksident i rëndë i ndodhur në rrugën e Shëngjinit i mori jetën 33-vjeçarit Paulin Zefi.
Ndërsa sot, në spitalin e Traumës ndërroi jetë bashkëshortja e tij, 40-vjeçarja Zhaklina Hysa, e cila nuk mundi t’i mbijetonte plagve të marra./vizionplus.tv