E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SPAK nxjerr bllof Flamur Nokën/ Kallëzoi Zegjine Çaushin për korrupsion zgjedhor: S’ka vepër penale

TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka vendosur mos fillim te hetimeve ne lidhje me një kallëzim të bërë nga sekretari i partisë demokratike Flamur Noka në drejtim të kandidates  për deputete te partisë  Socialiste për qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi, për  veprat penale  të  korrupsionit në zgjedhje, shpërdorimit të  detyrës,  përdorimit  të funksionit publik si dhe kanosje e pjesëmarrësve në zgjedhje.

Vendimi është marrë nga prokurori i posaccëm Sotir Kllapi që është një nga prokurorët që do të mbulojë edhe hetimet për krimet zgjedhore ne qarkun e Fierit i firmosur edhe nga drejtuesi Altin Dumani. Bëhet fjalë për një material filmik të publikuar në një emision në televizionin syri tv ku pretendohet se kandidatja e partise socialiste Zegjine  Çaushi ka bërë presion tek një qytetar që të votonte për Partinë Socialiste.

Nga ana tjetër Prokuroria e Posaçme ka transferuar materialin kallëzues në prokurorinë e Fierit për të kryer veprime të tjera hetimore. Deri në këtë  fazë thotë prokuroria e posaccme nuk provohet qe denoncimi qe mban firmën e Nokës , i datës 5 maj, nuk ka asnjë  element te  veprës  penale te  pretenduar” nga Partia Demomratike.

Gjithashtu referuar  bisedës   telefonike dhe pamjeve filmike të transmetuara, nuk  provohet se Zegjine Çaushi ofron apo kerkon vota ne favor  te partisë Socialiste.

/abcnews.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›