SPAK operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze, goditen disa grupe kriminale, njoftohet konferencë për shtyp

Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me autoritetet finlandeze ka finalizuar një operacion kundër grupeve kriminale të trafikut të lëndëve narkotike.
Lajmi konfirmohet nga Prokuroria e Posaçme, e cila ka njoftuar se në orën 12:30 do të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp për të dhënë detaje lidhur me operacionin.
“Në orën 12:30 do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp me autoritetet finlandeze për zhvillimin e një operacioni të përbashkët kundër disa grupeve kriminale të trafikut të lëndëve narkotike. Konferenca do të zhvillohet në Sallën e Mbledhjeve të Prokurorisë së Posaçme”, thuhet në njoftimin e SPAK./vizionplus.tv