E Diel, 1 Nëntor 2026

SPAK pranon dosjen e Vlorës, regjistron procedimin penal dhe merr në dorë çështjen e Fredi Belerit

Prokuroria e Posaçme ka pranuar kërkesën e bërë nga akuza e Vlorës, për kalimin për kompetencë të dosjes për Fredi Belerin. Kandidati i "Bashkë Fitojmë" për Himarën, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve për akuzën e blerjes së votave.

Këtë të mërkurë, bëhet me dije se SPAK ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Vlorës dhe ka marrë në dorë çështjen e Fredi Belerit dhe mikut të tij, Pandeli Kokoveshi, gjithashtu i arrestuar.

Procedimi penal është regjistruar dhe pritet që hetimet e mëtejshme për rastin të kryhen nga prokuorët e SPAK. Rasti i Belerit ka shkaktuar reagime të shumta në vend por dhe në Greqinë fqinje, ku është kërkuar nga autoritetet shqiptare lirimi sa më parë i tij.

Të dy shtetasit janë ndaluar në Himarë, pasi një agjent i infiltruar ka përgjuar pazarin për vota. Sipas informacioneve paraprake, Beleri do të paguante 400 mijë lekë të vjetra për 8 vota. Ndërkohë, Prokuroria thotë se ka prova, se Fredi Beleri ka premtuar dhe ka dhënë para.

Referuar dokumentit të Prokurorisë së Vlorës, bëhet me dije se arrestimi i Fredi Belerit është bërë për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 328 e25 të Kodit Penal.

“Ky shtetas është kapur në flagrancë në Himarë më datë 12.05.2023, ora 00.:14 minuta, në bashkëpunim me persona të tjerë, duke premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votës”, thuhet në procesverbalin e mbajtur nga oficeri i Policisë Gjyqësore.

Procesverbali i mbajtur nga oficeri i OPGJ, per Fredi Belerin

Lexo edhe: Fredi Beleri mbetet në burg, Gjykata e Vlorës dërgon në SPAK dosjen e kandidatit të Himarës

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›